Pse është e rëndësishme të ushqehesh shëndetshëm, ja çka thotë dietologia e njohur shqiptare

Të ushqehesh shëndetshëm nuk do të thotë të privosh veten nga ushqimet që pëlqen apo të kesh një strategji strikte të të ushqyerit. Ushqyerja e shëndetshme lidhet me një gjendje të mirë psikologjike, fizike dhe plot energji të organizmit tonë, thotë Dr Anila Kalleshi, dietologe klinike.

Mjafton të kesh njohuri mbi bazat e te ushqyerit duke i nderthurur ato ne nje menyre funksionale per organizmin tuaj. Zgjidhni ushqimet qe permiresojne shendetin dhe shmangni ushqimet qe rrisin rrezikun per semundje kardiovaskulare, kancerit apo diabetit.

Ruani nje balance ne mes te kalorive qe merrni dhe atyre qe harxhohen – pra mos konsumoni me shume ushqim se sa i duhet trupit tuaj. Sasia mesatare e rekomanduar eshte rreth 1800-2000 kalori por kjo varet nga mosha, gjinia, gjatesia, pesha dhe aktiviteti fizik i juaj. Te ushqehesh shendetshem do te thote te konsumoni larmishmëri zgjedhjesh ushqimore.

Të jesh i shëndetshëm nuk do të thotë mungesa e semundjes. Nje faktor i rendesishem per te pasur shendet te mire eshte te hash gjerat e duhura ne masen e duhur dhe pa harruar nje stil jetese të shëndetshme. Aktiviteti fizik, ushqyerja e shëndetshme dhe shmangia e stresit, janë baza e një mirëqënie të organizmit.

Te ushqehesh shendetshëm do të thotë qe nje njeri duhet te marrë lende ushqyese qe te funksionoje regullisht.

Kur ushqimi kalon në aparatin tretes, trupi perdor lendet ushqyese qe jane ne ushqim. Tretja fillon me coptimin e ushqimit ne goje nga dhembet, kalon ne stomak ku perzihet me lengun e stomakut dhe copërohet me tej. Pasi ushqimi ka qendruar per nje fare kohe ne stomak, kalon ne zorre, ku lendet ushqyese thithen. Prej ketej lendet ushqyese kalojne ne gjak dhe transportohen me ane te gjakut atje ku trupi ka nevoje per ato.

Nëse marrim shume energji ajo depozitohet si dhjam i cili na jep peshe dhe volum të tepërt, gje qe ben qe organizmi te mbingarkohet, organet të sforcohen etj.

Dhe pse nuk je i shendoshe mund te jetosh jo shendetshem. Arsyeja mund te jete kur ha gjera qe nuk duhet.