Pse Kosova nuk duhet të shkojë në negociata me Serbinë
Izmi Zeka
Pse Kosova nuk duhet të shkojë në negociata me Serbinë, theksonte Vetëvendosja para se të vinte në pushtet.
Sepse Serbia nuk e pranon Pavarësinë e Kosovës.
Sepse Serbia nuk po e ndryshon Kushtetutën e saj, ku shkruan që Kosova është pjesë e Serbisë.
Sepse Serbia nuk i ka kërkuar falje Kosovës për krimet ndaj shqiptarëve, përgjatë gjithë shekullit XX.
Sepse Serbia nuk na i ka dorëzuar kriminelët serb të luftës.
Serbia nuk na i ka kthyer trupat e rreth 1800 të pagjeturve dhe nuk jep informacione për ta.
Serbia nuk na i ka paguar dëmet e luftës dhe okupimit.
Serbia ua shkel të drejtat shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës dhe i shtyp ata.
Serbia vazhdon t`i financojë strukturat e saj ilegale në Kosovë.
Serbia nuk e ka kthyer fondin e pensional, depozitat bankare të qytetarëve dhe librat kadastral.
Në Serbi janë dhjetëra mijëra kriminelë serbë të luftërave të viteve të 90-ta, që shëtisin të lirë e të pacenuar nga Prokuroria e Shtetit!
…………………..
(Autori është ish-zëvendësministër i Brendshëm)

