Pse “Kosovo Police” dhe jo “Policia e Kosovës”?

Ismet Rashiti

(Jo Kosovo, por Kosova. Jo police, por Policia e Kosovës.)

Është e pafalshme që Policia e Kosovës, institucioni më i rëndësishëm shtetëror, ende mban në stemë dhe në vetura mbishkrime në gjuhë të huaja: Police Kosovo dhe në vetura vetëm Police.

Ky nuk është vetëm gabim gjuhësor, por edhe shkelje e qartë kushtetuese.

Kushtetuta e përcakton qartë: emërtimi zyrtar është Policia e Kosovës dhe Policia. Në gjuhën shqipe shkruhet Kosova, jo Kosovo.

Çdo shtet i respektuar përdor gjuhën e vet në simbolet shtetërore. Pse duhet që Kosova të bëjë përjashtim?

Institucionet që heshtin përballë këtij skandali po tregojnë papërgjegjësi dhe po shkelin Kushtetutën e vendit tonë.

Sa më gjatë të mbeten këto simbole të huaja, aq më shumë dëmtohet dinjiteti i Kosovës.

Është koha që këto gabime, të cilat nuk janë aspak të vogla, të korrigjohen menjëherë – jo nesër, por sot!