Pse lufta në Ukrainë mund të çojë në pajtimin mes Zvicrës dhe BE-së?

Pothuajse një vit pasi Berna kishte anuluar bisedimet me Bashkimin Evropian që synonin nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi me BE-në në këtë proces, Zvicra mund të jetë një partnere e mirë e Brukselit, përcjell albinfo.ch.

Sipas një raporti nga transmetuesi publik RTS, “që kur Berna miratoi sanksionet evropiane kundër Rusisë … ekziston një frymë rinovimi” midis dy palëve.

Si rezultat i kësaj shkrirjeje të marrëdhënieve të tensionuara më parë, këtë javë janë planifikuar dy vizita të nivelit të lartë ndërmjet Zvicrës dhe BE-së.

Brukseli po pret të shohë nëse pozicioni i Zvicrës për pikat e diskutueshme që ndërprenë negociatat vitin e kaluar ka ndryshuar ndërkohë, raportoi RTS.

“Në skenarët më optimistë, [bisedimet e kësaj jave] mund të çojnë në verë në një takim” midis presidentit zviceran Ignazio Cassis dhe nënpresidentit të Komisionit Evropian, Maroš Šefčovič.

“Atëherë mund të flasim vërtet për një fillim të ri në marrëdhëniet midis Zvicrës dhe BE-së”, tha transmetuesi. /Albinfo.ch