Pse me Lutfi Hazirin – Lutën?

Xhevat Bekteshi

Ishte viti 1989, kur shthurrej Jugosllavia, e ne Kosove gjegjesisht ne Prishtine, me 23 dhjetor 1989 nisi themelimi i LDK-se, levizjes demokratike te shqiptareve te Kosoves, ne krye me Ibrahim Rugoven.

Ne zyret e LDK-se ne Gjilan, une si perfaqesues i Livoçit te Ulet, permes njerit Doktor te Livoqit, njoha djalin e ri te atehershem ne krye te te rinjve te Gjilanit, Lutfi Hazirin. Nje djale me floke te zinj korb dhe nje djale qe do jete nje burr, qe mbi tri dekada nuk do e levize asnje stuhi nga LDK-ja e Rugoves dhe e Kosoves.

Luta, do jete ne krye te te rinjve, Luta do jete ne krye te te mdhenjeve, Luta do jete minister, Luta do jete zevendeskryemnister. Luta do jete deputet, Luta do jete negociator, Luta do jete kryetar komune dhe jo vetem nga nje mandat dhe jo vetem nga nje here minister dhe jo vetem i nje ministrie dhe jo vetem i nje qeverie.

Lutfi Haziri eshte njeri nga politikanet me te mire gjate tri dekadave qe ka dhene Kosova. Tri dekadave te UNMIKUT e te EULEXIT, tri dekadave me plote rezultate te medhaja vendore dhe kombetare, tri dekadave te rindertimit te vendit, te ndertimit te insitucioneve shtetrore, financiare, arsimore, kulturore sportive.

Jo rastesisht vjen nga Gjilani. Nga Gjilani i Molla Idrizit, Idriz Seferit e i Ramiz Cernices, nga Gjilani i Rexhep Males, Avdullah Tahirit e Kadri Zekes, nga Gjilani i Nuhi Berishes e i Hasan Remnikut, nga Gjilani i Agim Ramadanit e Zija Shemsiut, e shume e shume bijve e bijave qe nuk i nxen kjo leter.

Lutfi Haziri mbeti dhe eshte pinjoll i gjithe brezave qe kan luftuar per lirine e Gjilanit dhe te Kosoves. Tri dekada aktiv, ne detyra te ndryshme te pushtetit dhe politikes kosovare, pa u shtyre me brryla si shume shoke te mesit tone.

Andaj ne menyren me te singjert, duhet respektuar dhe cmuar rrugetimin, punen e palodhshme dhe kontributin e Lutes.

Respektimin e punes se Lutes do e bejme ne, qytetaret e Gjilanit me rrethine me 14 nentor, me rastin e votimit per kryetar te Komunes se Gjilanit edhe per nje mandat 4-vjeçar, per realizimin e shume projekteve te Gjilanit, per progresin e qytetareve, rinise dhe popullit gjilanas.

Per fund, si nje veprimtar i vogel i me se tri dekadave, ne vendin tim, ne Gjilan dhe diaspore, i sugjeroj dhe kerkoj nga qytetaret gjilanas qe vota per Lutfi Hazirin, eshte vote per vete, vote per Gjilanin.

E kunderta, eshte kunder vetvetes, andaj do ju sugjeroja qe mos te votojne si per asamblesit, si per deputet, si per pozita udheheqese asnje person, te cilit askush nuk i ka thene puna e mbare, por te votohen e te zgjidhen ata, te cilet kane punuar e bere pune te mira, kane treguar suksese dhe kane dhene kontribute evidente ne zhvillimin e vendit.