Pse nuk po vazhdon fasadimi i objekteve të banimit kolektiv në Gjilan
Alban Hyseni, kryetar i Komunës dhe kandidat në balotazh për një mandat tjetër, kishte premtuar fasadimin e objekteve kolektive në Gjilan.
“Së shpejti fasadë e re për ndërtesat e vjetra të qytetit”, kishte paralajmëruar Hyseni.
Nisma ishte mirëpritur veçmas nga banorët e lagjes Iliria (Kamnik), të cilët po i ‘vret’ në heshtje asbesti, një material ky kancerogjen, i cili askund në botë nuk përdoret prej vitesh.
Ky kompleks banesor, që përbëhet prej 6 ndërtesash, është ndërtuar në vitet e 80-ta dhe asnjëherë deri më tani nuk është rinovuar.
Grimcat e këtij materiali shpërndahen në vazhdimësi në ajër, sidomos kur ka erëra më të forta.
Çatitë prej asbesti dhe fasadat e vjetra e shëmtojnë shumë këtë lagje, e cila nuk është më shumë se 300-400 metra nga qendra e qytetit.
Por, me sa duket, edhe kjo paska qenë një lojë e Hysenit sa për vota, sepse projektin e filloi në kohë fushate.
E fasadoi vetëm soliterin dhe nuk më vazhdoi më tutje.
Fotot nga lagjja “Iliria” tregojnë në çfarë gjendje janë objektet e baniit kolektiv në lagjen Iliria. Bëhet fjalë për objekte në pronë komunale, jo për objekte private të ndërtuara pas lufte, sepse ato kanë mirëmbajtjen e tyre.
Po edhe banorët e kompleskit “Iliria” paguajnë tatime për objektet që i kanë pronësi dhe nuk meritojnë të lihen në këtë gjendje: me tjegulla asbesti, fasada të shkatërruara, pa ndriçim, pa ashensorë…, pa asgjë.
Të paktën nuk meriotjnë të mashtrohen.
Ambienti ku rriten fëmijët tanë, ambienti ku jetojmë, duhet të jetë sa më miqësor për banorët./Mediafokus.info

