Pse po protestojnë qumështarët?
Qumështarët në Kosovë nuk po arrijnë të shesin të gjitha produktet e tyre, për shkak se në tregun e Kosovës po përpunohen prodhime të qumështit me vaj të palmës, thonë përfaqësues të Shoqatës së Fermerëve.
Shumë fermerë komercial në Kosovë, në baza ditore dorëzojnë qumësht të freskët në pikat grumbulluese që janë të licencuara nga autoritetet kompetente.
Nga qumështi më pas përpunohet djathi, gjiza, kosi dhe jogurti të cilat dërgohen në vitrinat e dyqaneve në Kosovë.
Pse ka rënë fuqia blerëse e këtij produkti?
Në treg ka rënë fuqia blerëse e produkteve të qumështit. Sasi të mëdha kanë mbetur të pashitura në depot e kompanive prodhuese, për shkak se në treg qarkullojnë kësi lloji mallrash të përpunuara nga vaji i palmës. Vaji i palmës importohet nga vendet e ndryshme të rajonit dhe të Evropës, thonë përfaqësues të Shoqatës së Fermerëve të Qumështit.
Sipas tyre, duhet të ndalet importi i vajit të palmës në mënyrë që të krijohet treg për qumështin vendor.

