Pse spitalet mund të jenë vende të përshtatshme për shpërthimin e helmimeve nga ushqimet (2)
DNP /MIK Sabedin Sherifi
Spitalet jane plot me mikrobe te cilet jane veçanerisht te rrezikshme per faktin se nuk shihen me sy. Rreziku i cili nuk shihet me sy ka tendence te injorohet, lihet menjane ose harrohet.
Semundjet infektive – paralajmerime specifike
Ky eshte nje udhezues i shkurter mbi procedurat e infermierise per semundje infektive specifike, veçanerisht ato te cilat jane shume te rrezikshme, shume infektive ose te dyja se bashku. Ende udhezues te tille perqendrohen shpesh ne kontrollimin e perhapjes se infeksionit midis pacienteve, dhe tregojne pak kujdes per infermieren, me perjashtim te rastit kur ajo eshte nje bartese potenciale e infeksionit. Si mund te mbrohet infermierja – dhe te mbroje vetveten – kunder semundjeve infektive serioze ose atyre me te zakonshme, per te cilat ajo duhet te kryeje sherbim infermierik?
Problemet qe duhet te ndiqen tek guzhinat e shume ndertesave te kujdesit shendetesor jane:
· Kushte te keqija dhe pajisje te vjetra dhe te dala jashte perdorimit
· Pastrim jo i efektshem i pajisjeve dhe ambienteve
· Kontroll jo i pershtatshem per parazite, nivel i ulet i higjenes personale midis stafit te guzhines, pajisje te pamjaftueshme dhe mungese e trainimit
· Praktike e keqe ne pergatitjen e ushqimit – p.sh. perdoret e njejta siperfaqe dhe te njejtat mjete per te pergatitur mishin e gatuar dhe te pagatuar, ose ngrohje e pamjaftueshme e ushqimit te ngrire.
Faktore te tjere influencojne qe spitalet te kthehen ne vende te pershtatshme per shperthimin e helmimeve nga ushqimet. Ushqimet zakonisht pergatiten shume ore me perpara, vendosen neper karroca ne te cilat ftohen shume shpejt duke ecur neper korridoret pa fund te spitaleve dhe shpesh ngrohen vetem pjeserisht perpara se te sherbehen.
Pacientet e spitaleve, ne gjendje te dobet dhe me sistem imunitar te rene, jane me te predispozuar te marrin infeksionin; furnizimi i perbashket me uje dhe ushqime, distanca e vogel midis pacienteve dhe perdorimi i te njejtit tualet, e shton rrezikun e perhapjes se infeksionit. N.q.s nje pacient ka inkontinence, eshte konfuz, ose ka higjene personale te ulet, keto rreziqe shumefishohen.
Infektimi varet nga marrja dhe tretja e faktorit patogjenik, zakonisht nga kontakti indirekt – p.sh. nepermjet duarve te ndotura. Per semundjet e renda enterike siç eshte kolera, salmoneloza, ethja tifoide dhe paratifoide, pacienti/klienti ne menyre ideale duhet te trajtohet ne repartin e semundjeve ngjitese ose se paku te jete ne nje dhome te vetme. Por kjo nuk eshte gjithmone e praktikuesheme, veçanerisht n.q.s preken nje numer njerezish.
N.q.s nje pacient/klient ka nje standart te larte te higjenes personale, pavaresisht nga sa u tha me siper, ai ose ajo mund te trajtohen pa rrezik ne nje pavion te hapur, duke u kujdesur qe te ruhen standarte te larta te kujdesit infermierik.
Pacientet/klientet psikogeriartrike duhet te izolohen, pavaresisht nga niveli i higjenes personale, po keshtu per femijet. Nese ka nje perhapje te gjere te helmimit nga ushqimi, mund te jete praktike qe te kthehet nje pavion i tere ne nje njesi te izoluar – te ashtuquajtur izolimi ne grup.
Duke izoluar pacientin/klientin se paku e kujtoni stafin per rrezikun (si per veten e tyre dhe per pacientet/klientet e tjere nga infeksionet e kryqezuara) dhe per masat paraprake qe duhet te merren nga pothuajse shumica e tyre, siç jane larja e mire e duarve, duhet te praktikohen ne çdo menyre.
Pacienti/klienti mund te kerkoje nje kujdes infermierik te izoluar. Politika e spitalit duhet te jete e vazhdueshme dhe te percaktoje qarte se kur duhet te kryhet kujdes infermierik i izoluar/rrethuar per nje pacient/klient me semundje infektive.
Ashtu siç u tha me perpara ne kete kapitull: larja e duarve pas kontaktit direkt me pacientin/klientin ose pas kontaktit me materiale te ndotura, per shembull, lodra, nderresa shtrati etj. si dhe perpara kontaktit me pacientet/klientet e dyshimte eshte ndoshta masa e vetme parandaluese me e rendesishme dhe me e efektshme per te zvogeluar rrezikun e infeksionit te kryqezuar. Me qellim qe te largohet pjesa me e madhe e bakterieve, ju duhet t’i lani duart tuaja me solucion klorheksidine 4%. Thajini mire duart tuaja, preferohet perdorimi i nje peshqiri te mire dhe me nje perdorim.
Sigurohuni qe mund ta eleminoni (hidhni) peshqirin ne nje kosh plehrash te mbyllur, i cili ka madhesine e duhur dhe zbrazet rregullisht. Ju nuk duhet ta hapni koshin e plehrave me duart tuaja. Nje pershkrim i detajuar i larjes se mire te duarve eshte dhene ne kapitullin.
Perpareset dhe mushamate plastike jane te keshillueshme per kontaktin direkt me pacientin/klientin. Mushamate plastike duhet te çohen per t’u djegur ne kremator pas nje perdorimi. Perpareset duhet te ndryshohen çdo dite dhe te mbahen tek dhoma e pacientit/klientit. Maska dhe dorezat nuk jane te domosdoshme.
Urina dhe fecet e infektuara mund te eleminohen pa rrezik ne menyren e zakonshme ne WC, ndersa shtresat e shtratit dhe mostrat gjithmone duhet te trajtohen menjehere. Larja e shtresave te shtratit duhet te behet se paku ne 800C per te pakten nje minute ne menyre qe te shkaterrohen bakteriet dhe infermierja e ngarkuar me kete pune duhet ta kontrolloje kete çdo dite.
Shumica e makinerive moderne kane nje buton per te lexuar temperaturen; n.q.s nuk e kane, duhet te perdoret nje metode jo edhe aq e pershtatshme per te matur temperaturen, prekja nga jashte me dore e makinerise per te provuar qe eshte arritur temperatura e nevojshme gjate punes.
Duhet qe makineria te jete shume e nxehte per doren tuaj. Mos e mbingarkoni makinerine, sepse ajo nuk do te jete ne gjendje te beje larje te plote te shtresave te shtratit ose te urines se rene ne to. Togjet me rroba te lena ne dysheme ose qe kullojne uje nga kovat ku jane vendosur, shkaktojne nje ndotje te madhe te ambientit.
Mirembajtja e rregullt e makinerive eshte jetike. Duhet te mbahet nje rregjister ku te shenohen qarte datat kur eshte kryer sherbimi i mirembajtjes dhe te mbahet tek makineria ne menyre qe te kontrollohet nga perfaqesuesi i kontrollit ose ndonje person tjeter pergjegjes.
Shtresat e shtratit dhe rrobat qe perdoren per pacientet e infektuar duhet te nderrohen çdo dite ose menjehere pas ndotjes dhe te dergohen ne lavanderi te futura ne dy qese. Qesja e brendshme duhet te kete perberje te shkrishme, e cila te tretet gjate larjes, keshtu qe punonjesit e lavanderise nuk kane nevoje t’i prekin shtresat me dore.
Preferohen enet e guzhines dhe mjetet ngrenese me nje perdorim, por n.q.s kjo nuk eshte e mundshme, enet dhe mjetet duhet te lahen se paku ne nje temperature 800C.
Veshjet dhe mjetet me nje perdorim duhet te digjen ne kremator.
N.q.s vuani nga diarreja ose te vjellat ju duhet te mos punoni dhe te raportoni menjehere. Nese simptomat vazhdojne, duhet te merret moster nga fecet per t’u testuar per infeksion enterik. Kontrollimi eshte jetik dhe duhet te kryhet menjehere tek çdo pjesetar i stafit qe merret me mbartjen dhe pergatitjen e ushqimit. Ata duhet te perjashtohen nga mbartja e ushqimit deri ne momentin kur rezultatet e tre mostrave te feceve te marra ne tre dite te njepasnjeshme te dalin te treja negative.
Hepatiti B eshte nje nga semundjet madhore. Eshte llogaritur se me teper se 2000 milion njerez jane ose kane qene te infektuar. Si rezultat 350 milion njerez jane mbartes kronike te infeksionit te virusit te hepatitit B (VHB) dhe jane te rrezikuar nga komplikacionet afat-gjata te tilla si cirroza e melçise dhe kanceri paresor i melçise (6). Keta mbartes perfaqesojne gjithashtu nje rezervuar te madh te infeksionit, i cili sherben per te mbajtur gjalle infeksionin nepermjet menyrave te ndryshme te transmetimit.
Hepatiti B eshte semundja infektive profesionale me e rendesishme ne Evrope, megjithese eshte e parandalueshme nepermjet permiresimit te praktikave te punes dhe vaksinimit. Fatkeqesisht, kjo nuk ndodh gjithmone. Ne Evropen Perendimore eshte vleresuar se infektohen çdo vit rreth 18 000 punonjes te mjediseve te kujdesit shendetesor.
Rreziku eshte i njohur per stafin shendetesor, prandaj jane pergatitur dhe ndiqen ne shume vende procedura te sigurise. Qe nga viti 1982 eshte pergatitur nje vaksine aktive e hepatitit B – me perpara e vetmja mundesi ishte te merrje pas ekspozimit imunoglobulinen e hepatitit B (IGHB), e cila siguronte vetem mbrojtje te pjesshme. Pacientet e grupeve me rrezik te larte dhe te gjithe ata qe bejne dializen renale, kontrollohen qe te gjithe. Pacientet me teper te infektuar izolohen dhe ndaj tyre kryhet kujdes infermierik i izoluar.
Infermieret qe punojne ne zonat e njohura me rrezik te larte, ku shpenzohet kohe dhe kujdes per te kontrolluar infeksionin, mund te jene me pak te rrezikuara se ato te cilat punojne ne te ashtuquajturat zona me “rrezik me te ulet”. Shpesh pacientet/klientet mund te mos jene identifikuar si mbartes. Stafi i ri mund te mos kete eksperience ne procedurat e kontrollit te infeksionit. Stafi mund te zhvendoset neper vende ku ky personel eshte pa eksperience.
Infermieret jane ne kontakt te ngushte dhe te vazhdueshem me gjakun dhe lengjet trupore tek te cilat nuk eshte dyshuar per pranine e virusit. Se fundi, presioni mbi stafin per shkurtime ne vende pune, ose nje urgjence mjekesore, mund te bejne qe nje procedure sigurie te mos zbatohet. Dhe megjithese eshte pergatitur nje vaksine e sigurte dhe e efektshme qe nga viti 1982 (shiko me poshte), ajo ende i ofrohet nje numri te paket infermieresh.
Ka dy tipe kryesore te hepatitit viral (ekzistojne me teper se dy tipe. Shenim i perkthyesit): hepatiti infektiv tip (A) dhe hepatiti plazmatik tip (B dhe te tjeret C, D, E, G, as A as B, – shenim i perkthyesit). Qe te dy jane semundje te bezdisshme dhe te rrezikshme per infermieret, por tipi i dyte, zakonisht i njohur si hepatiti B, eshte me i rende dhe ka nje shkalle vdekshmerie shume me te larte – deri 30% e krahasuar me 0.2% te tipit A.
Hepatiti infektiv (A), forma me pak serioze nga te dy tipet, perhapet me rrugen fekalo-orale dhe shpesh ndodh si epidemi. Ka nje periudhe inkubacioni midis 2 dhe 6 javesh.
Hepatiti plazmatik, ose hepatiti B, perhapet ashtu siç e sugjeron edhe emri me ane te kontaktit me gjakun dhe produktet e tij – serumin, likidin ascitik ose pleural dhe eksudatet e tjera. Ai izolohet ne peshtyme, urinen e kontaminuar me gjak dhe fecet. Ai transmetohet me ane te ndotjes direkte nepermjet inokulimit, lekures se demtuar, membranave mukoze ose kornese.
Transferimi i materialit infektiv gjithashtu mund te ndodhe nepermjet siperfaqeve te ndotura, por nuk ka ndonje evidence per perhapjen me ane te ajrit. Ai ka nje periudhe inkubacioni midis gjashte javeve dhe gjashte muajve.

