Pse Turqia me 15 milionë pushues, nuk ka asnjë viktimë, kurse Shqipëria me 1.5 milion, ka dhjetëra të mbytur në det
Nëse këto plazhe do të kishin vrojtues e roje bregdetare, shumë prej pushuesve ndoshta do të ishin gjallë sot.
Por, fatkeqësisht përgjatë vijës bregdetare në Shqipëri takon shumë pak vrojtues deti.
Pushuesit thonë se ndodhë të mos shohin asnjë roje bregdetare në zona të caktuara, ose kulla vrojtimi. Edhe nëse ekzistojnë, ato janë pa njeri.
Vrojtuesit duhet të jenë jo vetëm prezentë, po edhe shumë vigjilentë, siç janë në Turqi, ku vrojtuesi mban edhe dylbi për t’i vëzhguar pushuesit kur ata futen në ujë nëse janë brenda zonës së lejuar dhe gjithçka është në rregull me sigurinë e tyre.
Prandaj, Turqia me të paktën 15 milionë pushues në vit, nuk ka asnjë viktimë deti, ndërsa Shqipëria me 1.5 milion pushues brenda vitit, regjistron dhjetëra të mbytur.
Diçka duhet të ndryshohet në këtë drejtim. Jeta e pushuesit nuk është aq e pa vlerë. /Mediafokus.info

