Publikohen pamje nga rrokullisja e automjetit të zjarrfikësve

Një kamion i zjarrfikë është rrokullisur në Kllokot, ku si pasojë dy zjarrfikës kanë mbetur të lënduar.

Televizoni Plus ka publikuar një video se si ndodhi rasti, për të cilin kishte njoftuar edhe policia.

“Ju njoftojmë se rreth orës 17:10 në Kllokot, në udhëkryqin e rrugës Kllokot me rrugën për Viti, ka ndodhur një vet-aksident rrugor ku është rrokullisur automjeti i zjarrfikësve të Vitisë me ç’rast dy zjarrfikësit kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë transportuar në Emergjencën e Spitalit në Gjilan dhe sipas raportimit mjekësor nuk janë në rrezik për jetë”.

Ndërkaq, sot janë publikuar pamjet nga rrokullisja e automjetit.