Publikohen pamje shokuese në Gjykatë nga rasti i vr*sjes së Liridona Ademajt

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur seanca gjyqësore për tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, raporton GazetaDemos.

Në këtë seancë janë paraqitur provat e mbledhura nga hetimet e kryera të natës tragjike të 23 nëntorit, 2023.

Në pamjet e publikuara, viktima e këtij krimi, Liridona Ademaj shihet në ulësen e parme të veturës, nga ana e pasagjerit.

Teksa, në ulëset e pasme të veturës, vërehen disa gjësende të fëmijëve.

Në mesin e tyre, gjithashtu vërehet se kishte mbetur edhe një telefon.