Publikohen pamjet e rrokullisjes së veturës në liqenin e Livoçit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot te liqenin e Livoçit në Gjilan, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrokullisur.

Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Ju njoftojmë se sot me datën 13.11.2022 rreth orës 05:00 në fshatin  Livoq i Epërm komuna Gjilan, ka ndodhur një vet aksident trafiku ku e  përfshirë ka qenë një veturë me tabela vendore. Me këtë rast lëndime  trupore kane pësuar vozitësi dhe një pasagjer që ishte me të”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjlanit, Ismet Hashani, per mediat kosovare.