Publikohen pamjet nga deponia e mbeturinave ku u gjet pa shenja jete foshnja e sapolindur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik në Prishtinë. Një foshnje e porsalindur është gjetur pa shenja jete në rrethana të rënda dhe çnjerëzore, në lagjen Matiqan të kryeqytetit.

Rasti është raportuar më 19 maj 2025, rreth orës 10:30, kur një qytetar ka njoftuar autoritetet pasi ka vërejtur një qese të zezë pranë një deponie mbeturinash në rrugën “Butofci”. Në momentin që është afruar, qytetari ka zbuluar se brenda saj ndodhej trupi i një foshnje të porsalindur.

Aktualisht, në vendin e ngjarjes po qëndrojnë njësia e hetimeve, krim-teknika dhe njësia mbështetëse. Ndërkohë, në lokacion kanë arritur edhe ekspertët e forenzikës, si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, që pritet të ndërmarrë procedurat për ekzaminimin e trupit të pajetë të foshnjës.

PAMJE:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është njoftuar menjëherë për rastin dhe se hetimet kanë nisur.

“Prokurori kujdestar është njoftuar lidhur me rastin dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë, ndërsa theksohet se informacione shtesë do të jepen në vijim.