Publikohen rezultatet e konkursit për policë, kush u ftua për të nënshkruar kontratën
Policia e Kosovës ka shpallur rezultatet e konkursit për zyrtarë policorë që ishte hapur më 27 tetor të vitit 2021.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i ka thënë Gazetës Express se kjo është gjenerata e dytë nga ky konkurs, meqë gjenerata e parë tashmë kanë dalë në detyrë.
Kandidatët në listë duhet të paraqiten në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, për nënshkrimin e kontratës më 6 dhe 7 prill.

