Publikohen rezultatet preliminare të provimit pranues në UP “Kadri Zeka”
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka publikuar rezultatet preliminare të provimit pranues në nivelin Baçelor, afati i parë, për vitin akademik 2021/2022, shkruan Mediafokus.info.
Sipas njoftimit, rezultatet preliminare mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave të provimit pranues në Universitetin Publik “Kadri Zeka”- Afati i parë pranues për vitin akademik 2021/2022.
Kandidatët që nuk janë pranuar në këtë afat, kanë të drejtë ankese nga data 02.09.2021 deri më 03.09.2021, në ora 15:30.
Rezultatet:
Rezultatet Preliminare Në Fakultetin e Edukimit- Arsimi Parashkollor
Rezultatet Preliminare Në Fakultetin e Edukimit- Arsimi Fillor
Rezultate Preliminare Në Fakultetin e Shkencave Aplikative
Rezultatet Preliminare Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike
Rezultatet Preliminare Në Fakultetin Juridik

