Publikohet bilanci i fundit i përballjes me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
– Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19.
– Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës.
– Deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
– Nga 1.933 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.325.
– Në total numri i rasteve aktive është 166.
Rastet e reja sipas komunave:
Gjilan – 3
Viti – 2
Prishtinë – 1

