Publikohet fotografia e mërgimtarit që u vra në Skënderaj

Është publikuar fotografia e viktimës së vrarë në Baks të Skënderajt.

Sipas burimeve, Insajderi mësoi se personi i cili ka mbetur i vrarë është Besim Musliu.

Insajderi ka raportuar se 47-vjeçari i vrarë ishte nga diaspora.

Lidhur me rastin janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.