Publikohet një video e deputetes Fjolla Ujkani duke vallëzuar
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, e linçoi publikisht profesorin e biologjisë nga Vushtrria, Lulzim Paci, pas vallëzimit të tij në Tik Tok.
Deklarata e saj nxiti edhe shumë reagime të tjera bullizuese për profesorin Paci, shkruan Demokracia.com.
Deputetja Ujkani kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit duhet të marrin masa.
Ajo e quajti vallëzimin të pahijshëm e denigrues.
“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lënë të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë”, thuhej në statusin e saj, të publikuar më 27 janar.
Por, edhe vetë deputetja Ujkani sikur çdo njeri tjetër vallëzon.
Në rrjetet sociale edhe vetë deputetja Ujkani ka video ku shihet duke vallëzuar në mbrëmjen e saj të maturës.

