Punët e ‘mbrapshta’ të Komunës së Gjilanit

Komuna e Gjilanit po bën punë ‘shkel e shko”. Mjafton kjo foto për t`u bindur se si u bë numërtimi i ri i objekteve në këtë komunë.

Kompania fituese e tenderit, për të cilin ka marrë me siguri mijëra euro, i vendosi numrat e rinj, por pa i hequr më parë numrat ekzistues.

Ndoshta ajo edhe nuk e ka pasur për detyrë. Por, dikush është dashur ta bëjë këtë.

Në shtëpi private edhe mund të arsyetohet disi, sepse pronari mund ta bëjë edhe vetë këtë punë, por kush mund ta llogaris veten “përgjegjës” për t`i shkulur këto tabela në objektet e banimit kolektiv dhe ato afariste.

Dy adresa krijojnë dilema dhe dyshime si te qytetarët ashtu edhe te postierët.

Cili është numri i saktë këtu?

Kështu është kur bën punë shkel e shko.

A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për këtë, apo jo. Me logjikën e Komunës i bie që jo.

Ani de se nuk është kjo e vetmja punë që bëhet mbrapsht./Mediafokus