Punët “llugë” në komunën e tij, Hyseni shprehet i bindur se Qeveria Kurti III do të formohet

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është shprehur i bindur se Qeveria Kurti III do të formohet dhe se koalicioni me partitë e komuniteteve jo-shumicë, përjashtuar ato serbe, është opsioni më i përshtatshëm për qeverisjen e ardhshme, raporton Ekonomia Online.

Megjithatë, sipas tij, vendimet përfundimtare për formimin e koalicioneve dhe qeverisë do të varen nga rezultatet përfundimtare dhe diskutimet e brendshme në VV-ja.

Hyseni ne një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se edhe me numërimin e votave te diasporës VV-ja do ti ketë mbi 50 deputet.

“Unë nuk thash që nuk i kemi numrat, unë thash që nuk i kemi numrat e njëjte nuk i kemi 56 deputet, mbase nuk do ti kemi 56 por mbi 50 besoj që do të jenë. Pas numërimit final, duhet të shihen mandej opsionet me partitë e vogla me partitë e vogla të komuniteteve jo shumice, jo serbe. Dhe me këta numra unë besoj që do të mund të krijohet edhe qeveria Kurti III, edhe unë jam i bindur që do të krijohet qeveria Kurti III. Kjo do të ishte idealja, e pritshmja dhe e nevojshmja edhe për Kosovës dhe e para si opsion edhe për VV-në. Por megjithatë siç ka thënë edhe zotëri Bahtiri duhet të priten rezultatet finale, e më pas edhe në bazë të statutit të VV-ja ku përcaktohet diskutimi i brendshëm që në këtë rast do të jetë shumë dinamik dhe i shpejt për mundësin e koalicioneve pas zgjedhorë për formonim e qeverisë, duhet të shihen edhe opsione të tjera sipas rezultateve finale më pas”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se, përkundër sfidave dhe kundërshtimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur një rezultat të mirë, ka thënë ndër të tjera Hyseni për Ekonomia Online.

Por, Hyseni nuk i ka punët aspak mirë në komunën që udhëheq. Gjilani është e vetmja komunë qe deri sot nuk ka arritur ta miratojë as buxhetin e vitit 2025.

Hyseni jo vetëm që e ka humbur shumicën në vendimmarrjen komunale, por ai e ka humbur besueshmërinë fare te opozita, për shkak se është treguar jo bashkëpunues.