Punëtorët e një marketi në Gjilan e ndalojnë një grabitës të armatosur
Një grabitës i armatosur është futur në një market në Gjilan, por nuk is ka dalë qëllimit pasi është ndaluar nga punëtorët e marketit.
Rasti është cilësuar grabitje e armatosur
Njoftimi i policisë:
Gjilan 28.11.2022-22:32. Tre viktimat meshkuj kosovar punëtor në një market, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës u ka grabitur nga arka paratë, mirëpo të njëjtit gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë arritur ta ndalojnë. Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar si dhe ju është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishek. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

