Punëtori bie nga objekti dhe ndërron jetë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Tiranë, ku një 46-vjeçar ka rënë nga lartësia e një ndërtese ku ishte duke punuar dhe ka ndërruar jetë.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në një godinë në ndërtim në rrugën “28 Nëntori” në kryeqytet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (foto arkiv)

