Punëtori i pastrimit në Gjilan e gjen një kuletë me të holla dhe ia kthen pronarit

Një punëtor i ndërmarrjes lokale “Tregu” në Gjilan ka gjetur sot një kuletë me 150 euro dhe, përmes policisë ia ka kthyer pronarit.

“Sot, punëtori i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A, z. Enver Hyseni, ka gjetur një kuletë me shumën prej 150 euro dhe dokumente personale nga Zvicra, të humbura në hapësirat publike.

Pa hezitim, ai ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës, përmes së cilës është identifikuar dhe kontaktuar pronari i kuletës, të cilit tashmë i është kthyer pasuria e humbur.

Veprime të tilla janë pasqyrim i ndershmërisë, integritetit dhe profesionalizmit që i karakterizon punëtorët e Tregut” – thuhet në njoftimin e ndermarrjes, e cila udhëhiqet nga Avdyl Jerliu.