Punëtori lëndohet në vendin e punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor i ndërtimtarisë në Lipjan është lënduar në vendin e punës.

Sipas policisë ai ishte duke punuar në një objekt të ndërtimit të lartë.

“Lipjan 24.09.2021 – 08:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar punë ndërtimtarie në një objekt  në ndërtim të lartë, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)