Punëtori lëndohet në vendin e punës, arrestohet pronari i kompanisë

Një pronar i kompanisë në Prishtinë është arrestuar për rrezikim të sigurisë në vendin e punës, pasi një punëtor i tij ka pësuar lëndime.

Rr. Hyrije Hana, Prishtinë 14.10.2022-17:05 Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti ishte lënduar gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës. Në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar-pronar i kompanisë ku ishte duke punuar viktima. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)