Punëtori rrëzohet nga objekti dhe vdes, arrestohet menaxheri
Një person është rrëzuar nga objekti në ndërtim e sipër ku ai po punonte dhe ka vdekur, ndërkohë policia ka arrestuar menaxherin.
Rr. Vushtrria, Prishtinë 05.10.2021-15:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në ndërtim, ka pësuar lëndime trupore . I njëjti pasi është dërguar në QKUK, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë. Me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit i dyshuari mashkull kosovar i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. (foto arkiv)

