Punëtori vdes pas lëndimeve që mori në kompani
Një person në Leposaviq ka vdekur nga lëndimet që ka marrë gjatë punës në një kompani. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’ dhe po hetohjet nga policia.
Fsh. Bistricë, Leposaviq 04.11.2022 – 12:15. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse derisa ishte duke punuar në një kompani. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, thuhett në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)

