Punëtorja e një marketi në Fushë Kosovë kapet ‘fyt për fyti’ me hajnin (VIDEO)

Një grabitje ka ndodhur mbrëmë në një market në Fushë-Kosovë, por hajni e ka parë pikën e zorit derisa ka shpëtuar nga punëtorja e arkës, e cila ka shkuar ‘fyt për fyt’ me të, duke tentuar ta pengojë grabitjen.

Si pasojë e konfrontimit me hajnin ajo është lënduar.

“Fushë Kosovë, 10.02.2022-20:28. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar, një i dyshuar i panjohur duke përdor forcën, nga arka i ka grabitur 250 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasoj e ballafaqimit me të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes kanë dal  njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga momenti i grabitjes. Aty shihet se punëtorja ka rezistuar dhe nuk e ka lëshuar hajnin duke u përleshur me të.