Punimet në trotuar rrezikojnë sigurinë e qytetarëve, Komuna nuk ka menduar zgjidhje për ta

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, Komuna e Gjilanit ka hapur punime gjithandej, duke harruar se plot të tilla nuk i ka përfunduar ende.

Këto projekte, pos në kohë fushate, po fillohen edhe gjatë stinës së dimrit, kur temperaturat kanë rënë nën zero.

Për më tepër, një projekt si ky në foto, rrezikon edhe jetën e kalimtarëve, sepse nuk është menduar aspak për sigurinë e tyre.

Ata, ose duhet të ecin nëpër trotuarin ku po kryhen punime në zhvendosjen dhe shtrimin e pllakave, ose duhet të kalojnë në anën tjetër të rrugës, aty ku nuk ka zebra.

Rrezik i lartë në të dyja anët! Por, ekspertëve të Komunës, duket se nuk iu bënë përshtypje kjo.

Anomalinë e ka vërejtur edhe qytetari Ardian Azemi, njëherësh aktivist politik, i cili ka shkruar: Shenjën për me kalua në të majtë e kanë vendosur, por nuk e kanë bllokuar shiritin për sigurinë e këmbësorëve. Duhet të bllokohet një shirit derisa të përfundojnë punimet në trotuar sepse mund të pësojnë këmbësorët që kalojnë aty!