Punonjësja e bankës pranon 100 euro të falsifikuara
Mashtrimeve me para falso nuk po i shpëtojnë as bankat kosovare, raporton Mediafokus.info.
Punonjësja e një banke ka raportuar një rast në polici, pasi ka pranuar 100 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 07.20-2020-08:15. Më datë 09.10.2020 ankuesja femër kosovare punëtore e një banke, ka raportuar se ka has në një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar”, thuhet në raportin e policisë.

