Puseta ku ra një vajzë në Prishtinë, rregullohet me një papuçe
Gjatë ditës se djeshme, një vajzë ra në një pusetë të hapur në qendër të Prishtinës – saktësisht te ‘New Born’.
Menjëherë pas raportimeve mediale, Komuna e Prishtinës u vu në lëvizje.
Thanë se po shkojnë ta rregullojnë këtë problem.
Një ekip doli për të intervenuar, por duket se vetëm përkohësisht. Ata kanë përdorur një ‘papuce’ për ta sanuar këtë rrezik për qytetarët që kalojnë nëpër këtë pjesë të kryeqytetit.
E “Vrojtuesit e lagjes” janë falënderuar me ironi për këtë intervenim të shpejtë: “Faleminderit për intervenimin e shpejtë me papuçe”.


