Pushimi i lindjes: 5 muaj gruaja, 7 muajt tjerë mund të kombinohen me babain
Me ndryshimet e reja në Ligjin e Marrëdhënieve të Punës në Maqedoninë e Veriut, babai do të ketë mundësinë të përfshihet në pushimin e lindjes, pas një periudhe 5-mujore, që është e detyrueshme për gruan.
Lidhur me disa nga ndryshimet e këtij ligji sonte, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sqaroi se me ndryshimet e reja, pushimi i lindjes do të jetë rreth 12 muaj, nga të cilët 5 muaj parashikohen si pushimi i detyrueshëm kurse pjesa tjetër mund të kombinohet me babanë.

