Pushka sqarohet për parullën përkrahëse ndaj Palestinës

Amar Pushka, personi që protestoi ndaj konfliktit në mes të Izraelit dhe palestinezëve, ka treguar arsyen pse zgjodhi të përdorë parullën që u komentua shumë.

“Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” — kishte shkruar Pushka në një pankartë. Sipas tij, për këtë thënie u inspirua nga Nelson Mandela.

Postimi i plotë:

Për herë të parë në ditë feste në protestë, përderisa Palestina për shumë vite nuk ka festë të Bajramit, por luftë e bombardime

Sqarim pas disa kritikave ndaj meje

Thënja “Ne e dimë se liria jonë është e paplotë pa lirinë e palestinezëve” është thënje e Nelson Mandelës, e cila mua më pëlqeu dhe me të protestova sot

E përdorur nga unë më qëllimin se unë si musliman nuk jam i lirë pa qenë të lirë muslimanët palestinez, sepse ne muslimanët jemi një, ashtu si ka thënë Muhammedi alejhi ue selem

“Myslimanët në lidhjen dhe mëshirën në mes tyre, janë si një trup i vetëm! Nëse ndjen dhembje në një gjymtyrë, i gjithë trupi vuan nga pagjumësia dhe ethet.”