“Pusho në paqe heroi ynë”, familja kujton afaristin Selim Aliu
Familja Aliu nga Gjilani e ka rikujtuar me shumë ndjeshmëri afaristin Selim Aliu, në njëvjetorin e vdekjes.
I dashur CIMI!
Ne si familje po ecim atyre hapava që na porosite, po punojmë dhe po ndjekim rrugën tënde. Po ushqehemi me fjalët tua e po arrijmë të ecim përpara bashkërisht, të mbajtur fort me njëri tjetrin, ashtu siç do doje ti.
Dashuria, mirësia dhe urtësia që kishe ndaj nesh, na bëjnë që mos të harrojmë kurrë.
Të jetosh në zemrat e atyre që le pas, do të thotë të mos vdesësh kurrë.
Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë krenaria e familjes sonë.
Pusho në paqen e amshueshme o heroi ynë!
Sikur çdo ditë edhe sot, të përkujtoj me mallë dhe përkushtim.
