Pushuesi që humbi jetën në Shëngjin, është nga Kosova
Një pushues ka humbur jetën në plazhin e Shëngjinit. Viktima është një 68 vjeçar nga Prizreni.
Ai është nxjerrë me shpejtësi nga ujërat e detit nga pushuesit dhe është dërguar në spitalin rajonal, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë policia bëri të ditur identitetin e viktimës.
“Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shëngjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.

