Pushuesit në Shëngjin shpëtojnë dy vajza nga Kosova
Një grup pushuesish në Shëngjin janë bërë bashkë për t’ua shpëtuar jetën dy vajzave të reja.
Pushuesit janë bërë litar me njëri-tjetrin dhe kanë arritur të nxjerrin nga deti me batica 2 vajzat.
Ato dolën me shenja jete, por njëra prej tyre është në gjendje më të rëndë.
Pritet një njoftim i policisë për situatën.


