Putin merr edhe një goditje tjetër, i vritet një njeri i afërt

Putin merr edhe një goditje tjetër, pasi një komandant lufte i Rusisë, që udhëhoqi batalionin neo-nazist të Spartas, është qëlluar për vdekje në Ukrainë.

Sipas te perditshme “The Sun”,  Vladimir Zhoga u vra gjatë betejës në qytetin lindor të Ukrainës Volnovakha, ditën e djeshme.

Denis Pushilin, i cili kryeson territorin e shkëputur ukrainas të Donetsk, konfirmoi vdekjen e komandantit rus të luftës. Lajmi është konfirmuar edhe nga agjencia ruse e lajmeve, TASS.

“Sot, komandanti i batalionit të veçantë të zbulimit të Spartës, kolonel i Gardës, Vladimir Zhoga, vdiq si një hero në Volnovakha”, shkroi ai.