PZAP vendos për rinumërimin e votave edhe në një komunë tjetër pos Podujevës
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim për rinumërimin e votave të kandidatëve për asamble komunale edhe për Mitrovicën e Jugut.
V endimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e PZAP-së.
Ankesat e kandidatëve janë përfaqësuar nga avokatet Berat dhe Mirsad Peci.
“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumërojë të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Mitrovicën e Jugut për subjektet politike LVV, LDK, PDK dhe AKR”, thuhet ndër të tjera në vendimin e PZAP-së.

