Qe 3 javë dha dorëheqje, Ahmetxhekaj në webfaqen e RTK-së akoma figuron si drejtor i përgjithshëm

Po bëhen gati tri javë kur drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë e të cilën ia ka miratuar edhe bordi, por në ëebfaqen e transmetuesit publik akoma po i figuron emri i tij me pozitën kryesore, shkruan Mediafokus.info.

Ndërkohë, Bordi i RTK-së menjëherë e emëroi si u.d. drejtoreshë e përgjithshme Zana Spahiun, por në webfaqen zyrtare të mediumit akoma nuk po i figuron emri.

Shih linkun: https://www.rtklive.com/sq/page.php?ID=8

Por, transmetuesi publik ka shënuar dje një ‘rekord’ shpejtësie të publikimit të një lajmi/citim nga gazeta boshnjake “Slobodna Bosna”, me plot kualifikime, derisa pa asjnë fakt e lidhnin gazetën Nacionale e Periskopin se gjoja paguhen nga Serbia.

Kjo prodhoi reagim të shumicës së gazetarëve të Kosovës, e ajo që ra në sy qe distancimit zinxhiror i pjesës më të madhe të gazetarëve të transmetuesit public.

Ia kujtojmë edhe njëherë RTK-së se u.d. drejtor i përgjithshëm është Zana Spahiu./Mediafokus.info/