Qëndisja ndikon pozitivisht në funksionimin e trurit gjatë kohës së pandemisë

Prej 6 muajve njerëzit detyrohen të rrinë mbyllur kohë pas kohe, ose të lëvizin me kufizime shkaku i pandemisë. Por, si e kalojnë njerëzit vetizolimin dhe me çka merren ata, përkatësisht me çka do të duhej të merreshin, kjo çështje është hulumtuar pak. 

Derisa në Kosovë nuk është marrë askush me këtë çështje, në SHBA, sipas mediave të atjeshme, gjatë kohës së pandemisë, shumë njerëz janë marrë me punëdore, edhe profesionistë të ndryshëm, madje edhe mjekë.

Kjo dukuri u ka ndihmuar atyre të kalojnë kohën e lirë në shtëpi dhe u ka shërbyer si mënyrë për relaksim.

CNBC ka raportuar se gjatë pandemisë shumë njerëz në SHBA kanë gatuar bukën vet dhe kanë qëndisur për t`u relaksuar.

TWEENCITIES PIONEER PRESS ka shkruar për temën “ Projekti i qëndisjes në pandemi” duke shpjeguar se si shumë individë i janë kthyer punëdores gjatë kësaj kohe.

THE NEW YORK TIME ka shkruar se si gjatë kësaj kohe pandemike, qëndisja ishte një qetësues i njohur i stresit.

Në bazë të informatave që kanë marrë nga Facebooku dhe Instagram, shumë njerëz kanë kaluar kohën duke qëndisur dhe kjo u ka ndihmuar të relaksohen.

N LIFESTILE media ka shkruar për ringjalljen e interesimeve të punëdores e sidomos qëndisjes gjatë pandemisë, ku kjo punëdore ka shërbyer si një hobi argëtues dhe ka pasur efekte pozitive në shëndetin mendor të popullatës.

Pandemia ka qenë e dobishme për t`i inkurajuar njerëzit të gjejnë mënyra të dobishme që të kalojnë kohën e lirë.

Njërezit nuk kishin kaluar kurrë më shumë kohë të lirë në shtëpi dhe shumica iu kthyen punëdores dhe siç kanë treguar ata, kjo u ka ndihmuar të gjejnë ekuilibrin dhe të rilidhen me krijimtarinë e tyre.

THE WASHINTON POST ka shkruar se marrja me një zanat te ri ose rikthimi te një zanat i vjetër, është një mënyrë pozitive për të kaluar kohën e pandemisë.

Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, njerëzit duhet të provojnë të thurrin diçka të re dhe gjatë kësaj kohe punëdorja ka qenë një aktivitet që njerëzit e shfrytëzuan për të kaluar kohën e lirë dhe për të ndihmuar në mirëqenjen e shëndetit mendor.

The Washington post ka shkruar se psikologu klinik Mark Runco i cili është drejtor i kërkimit dhe programit të kërkimeve në Universitetin e Oreganit Jugor ka spjeguar se kjo dukuri është rritur dukshëm dhe është treguar e suksesshme si metodë relaksuese për popullatën.

Shumë media në SHBA kanë kërkuar që njerëzit të dërgojnë foto, duke punuar punëdore dhe i kanë publikuar punëdoret e tyre, duke e vlerësuar shumë këtë ringjallje të artit.

Sipas shumë ekspertëve, qëndisja ka një ndikim pozitiv në mënyrën se si funksionon truri ynë. Kjo veprimtari stimulon hemisferen e djathtë, e cila është drejtpërdrejt përgjegjëse për aktivizimin e krijimtarisë. Derisa truri është plotësisht i angazhuar në qëndisje, trupi dhe mendja relaksohet./Mediafokus.info