Qendra e Mjekësisë emërohet me emrin e doktorit Fazli Ramadani
Qendra e Mjekësisë Familjare në Zhegër të Gjilanit nga dje bartë emrin e doktorit më në zë të Grykës së Karadakut, Fazli Ramadani, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Këtë e ka konfirmuar për Mediafokus.info kryetari i Këshillit të fshatit Zhegër, Muhadin Haziri, i cili tha se emërtimi erdhi si propozim i tyre, në respekt të kontributit të madh në fushën e mjekësisë.
“Prej dje, QMF në Zhegër do ta bartë emrin me krenari të Fazli Ramadanit, njeriut i cili bëri shumë në fushën e mjekësisë. I falënderoj të gjithë që e kanë përqafuar nismën e fshatit për emërtim”, ka thënë Haziri.
Në këtë ngjarje ka marrë pjersë edhe drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, sikurse edhe familjar të doktorit të ndjerë, Fazli Ramadani.
I ndjeri u vlerësua lartë për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm që ka bërë për pacientët e Grykës së Karadakut./Mediafokus.info/

