Qëndresa Sadriu, shqiptarja e vetme e zgjedhur në Kantonin e Cyrihut

Sot (e diel) janë mbajtur zgjedhjet për anëtarët e Qeverisë dhe të Parlamentit Kantonal të Cyrihut, shkruan albinfo.ch

Në zgjedhjet parlamentare kanë marrë pjesë 17 kandidatë me rrënjë shqiptare, kryesisht nga SP (Partia Socialdemokrate) dhe FDP (Partia Liberale).

Në mandatin e mëparshëm ishte zgjedhur deputete Qëndresa Sadriu-Hoxha, si e para shqiptare në këtë post.

Ajo ka kandiduar sërish dhe është zgjedhur sërish, duke qenë sërish e vetmja shqiptare fituese.

Pas zgjedhjeve, Qëndresa ka folur ekskluzivisht për albinfo.ch.

“Jam e kënaqur me rezultatin në të gjithë kantonin, të partisë sime. Jam dhe më shumë e lumtur për rezultatin tim të qëndrueshëm dhe për katër vite të tjera në Parlament. Dëshiroj të falënderoj votuesit dhe të gjithë për mbështetjen e madhe – pa ta puna ime nuk do të ishte e mundur!”, ka thënë ajo.