Qëndresë Cuci, studente e UP “Kadri Zeka” në Gjilan, më e mira në konkursin “Ekonomisti i ri”
Qëndresë Cuci, studente e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është shpërblyer me vendin e parë në konkursin e Bankës Qendrore të Kosovës, “Ekonomisti i Ri”.
Çmimi “Ekonomisti i Ri” është një iniciativë për të promovuar dhe nxitur hulumtimin në ekonomi, duke vlerësuar kontributet më të dalluara në këtë fushë.
Qëndresa Cuci ka shkëlqyer me punën e saj të thelluar mbi temat e avancuara ekonomike, duke lënë një ndikim të madh në komunitetin akademik.
Rektori Artan Dërmaku ka shprehur kënaqësinë dhe krenarinë për suksesin e studentes Qëndresa Cuci.
Rektori inkurajoi studentët të ndjekin shembullin e Qëndresës dhe të angazhohen në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.
Qendresa është paraqitur në konkursin e BQK-së me temën: Ndikimi i teknologjisë dhe digjitalizimit në transformimin e ekonomisë, me theks në ndikimin e sistemit të pagesave në Kosovë.
Ajo thotë se kjo temë është shumë mirë e ndërlidhur me nivelin e studimeve master të programit E-Qeverisje, ku edhe është duke i ndjekur studimet.
