Qeset plastike ndalohen përfundimisht
Duke nisur nga 1 qershori i vitit 2022, në Shqipëri do hyjë në fuqi ndalimi përfundimtar i qeseve plastike për konsum vetjak dhe familjar.
Kryeministri Rama paralajmëroi industritë e prodhimit të qeseve plastike në vend që kanë 9 muaj afat që të adoptojnë linjën e prodhimit dhe të mos kërkojnë asnjë lëshim nga qeveria.
“Janë kthyer në makth. Shqiperia e pavarur nga qeset plastike do jetë me e gatshme për te fituar sfiden.
Prodhimi e futja e qeseve plastike sanksionohet me zero tolerancë.
S’jemi të parët që e bëjmë, por jemi të parët që duhet ta kishim bërë.
Do anulohen të gjitha lejet e licensat absurde për të grumbulluar mbetje të riciklueshme duke nxjerrë nga kazanët mbeturinat e duke ndotur ajrin e cdo komuniteti duke bërë pirgje lart e poshtë.
Mesazhi im për industrine që sot prodhon qeset plastike për përdorim me blerje pakice është mos kërkoni asnjë lëshim nga kjo qeveri. Keni 9 muaj kohë për të adoptuar linjën e re të prodhimi. Dita e fëmijëve, 1 qershori do jetë dhe dita e clirimit të Shqiperise nga qeset plastike”.

