Qeveria e Kosovës sot vendos sanskione ndaj Rusisë

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e saj të radhës, ku në rend dite është shqyrtimi i propozim-vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj veprimeve ruse në Ukrainë.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës vendos sanksione në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, thuhet në rendin e ditës të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Kjo është e vetmja pikë e rendit të ditës të kësaj mbledhjeje.