Qeveria e re e Malit të Zi, pos kryeministrit, do t`i ketë edhe dy ministra shqiptarë
Në Mal të Zi, së shpejti pritet të nominohet mandatari për formimin e qeverisë së re, të cilës, sipas të gjitha gjasave do t`i prijë Dritan Abanzoviq, lideri i Lëvizjes Qytetare URA.
Siç mëson CDM, Qeveria e pakicës do të ketë tre zëvendëskryeministra dhe tetëmbëdhjetë ministra.
Sipas po të njëjtit burim, pritet që dy deputetët shqiptarë, Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka të fitojnë postet e ministrave.
Nimanbegu do të marrë postin e Ministrit të Turizmit, kurse Gjeka atë të Mirëqenies Sociale.
Abazoviq ka marrë përkrahje edhe nga partia e presidentit Gjukanoviq për të udhëhequr me qeverinë, pas rrëzimit të qeverisë Krivokapiq.
Në Mal të Zi, së fundi u shkarkua edhe kryetari i Parlamentit.

