Qeveria Kurti po vazhdon me shkarkime, sot ishte në radhë Thaçi

Qeveria Kurti po vazhdon me shkarkime ditë për ditë. Në radhë si duket është edhe drejtori i Policisë Rashit Qalaj.

Derisa gjatë ditës së djeshme, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkarkoi kryeshefen e Inspektoratit Policor (IPK), Miradije Kelmendi, duket se tani po përgatitet edhe një shkarkim tjetër në Policinë e Kosovës.

Sipas raportimit të disa mediave, shkarkimi po i bëhet gati tani edhe drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Pas përfoljeve për shkarkim, Agjencina e Lajmeve FaktePlus ka kontaktuar sot drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ky i fundit thotë se nuk mund të shkarkohet prej pozitës udhëheqëse në Polici nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kjo pasi sipas Qalajt, shkarkimin e tij mund ta bëjë vetëm kryeministri i vendit.

Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka shkarkuar sot Njazi Thaçin, drejtorin e kësaj ndërmarrjeje, i cili është edhe kushëri i presidentit Hashim Thaçi, Njazi Thaçi.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së sotme, Bordi i Përkohshëm shkarkoi edhe Nysret Kelmendi nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut.

Shkarkkimin e Thaçit e kishte paralajmëruar vetë kryeministri Kurti, pak ditë më parë./mediafokus.info