Qeveria merr vendim për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë viteve ’98-’99
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mërkurën që të rindërtohen dhe rinovohen shtëpitë që janë dëmtuar gjatë viteve 1998-1999, gjatë Luftës në Kosovë, shkruan koha.net
Në mbledhjen e Qeverisë po ashtu u ndan 5 milionë euro për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje.
Po ashtu u ndan edhe 1 milion euro për kompensim të dëmeve natyrore në bujqësi në 14 komuna.

