Qeveria paralajmëron masa drastike nëse s’respektohen nga gastronomia
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka takuar sot përfaqësues të Odës Hoteliere Turistike të Kosovës, nga të cilët kërkoi që të respektohen me përpikëri masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin dhe përhapjen e coronavirusit, ndryshe do të detyrohen të marrin të tjera masa drastike.
Tahiri gjatë konferencës për medie, tha se fluksi më i madh i qytetarëve në subjekte hoteliere është në disa rrugë në Prishtinë e Prizren, për të cilat tha se duhet të kenë kujdes në respektim të masave, në mënyrë që të mos dëmtohet gastronomia.
“Unë i kam dy porosi për të gjitha subjektet hoteliere dhe turistike të Republikës së Kosovës, t’i respektojnë masat, mos të ndodh që për disa subjekte të detyrohemi të bëjmë një mbyllje e cila ka afekt në gjithë Kosovën. Realisht fluksi i madh është realisht në disa akse rrugë kryesisht në Prishtinë dhe Prizren, ose së paku kështu u njoftova”, tha Tahiri.

