“Qeveria po do të vjedhë” — Olluri tregon pse pushteti po e mbron Berishajn
Shndërrimi i qeverisë në parzmore për ambasadorin Martin Berishaj po ndërlidhet si fakt nga gazetari Parim Olluri, se kjo qeveri po do të vjedhë.
Pushtetarët e rinj – sipas Ollurit – hajninë e refuzojnë vetëm nëse s’kanë kontakt me paratë.
“Fakti qe po e mbrojne kaq me zell Martin Berishaj tregon qarte qe pushtetaret e rinj jane te interesuar me vjedh kogja shume. Vec ne mos mujshin me ra ne pare.
Rikujtojme edhe njehere per popullaten: Martin Berishaj i ka marre 600 mije euro nga GEN Beograd”, ka shkruar Olluri.

